Zj. Msc. Lajda Porja-Wake Up/ Temperatura deri 34 gradë C, si parashikohet moti sot

0
6

Moti këtë të mërkurë parashikohet fillimisht i kthjellët me vranësira të pakta kalimtare. Nga orët e mesditës deri ato të pasdites vonë mot me kthjellime si dhe alternime vranësirash mesatare dhe hera-herës deri të dendura. Këto vranësira do të shoqërohen me reshje shiu të izoluara në relievet e larta malore në zonën e jugut. Era do të fryrë me drejtim verilindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare 1-4m/sek. Përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore era me rrahje dhe shpejtësi deri në 6-10m/s. Temperaturat parashikohen: në zona malore 12 deri 28°C në zona e ulëta 14 deri 34°C në zona bregdetare 16 deri 32°C.