Zj.Msc.Lajda Porja-Wake Up/ I nxehti ekstrem! Sa do të shënojnë temperaturat këtë të enjte

0
7

Që në orët e para të mëngjesit, vendi ynë mbizotërohet nga moti i kthjellët dhe i nxehtë si pasojë e masave ajrore me origjinë Afrikane. Përjashtim bëjnë zonat malore të cilat do të kenë kthjellime dhe vranësira të shpeshta. Sipas MeteoAlb, parashikohet që pasditja dhe në vijim të dominohen nga kthjellime dhe vranësira të lehta në të gjithë territorin shqiptar ku në verilindje priten grumbullim i vranësirave duke sjellë rrebeshe afat-shkurta shiu dhe mini-stuhi breshëri. Temperaturat e ajrit do të ulen në mëngjes por rriten në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 9°C deri në 37°C. Era do të fryjë mesatare si në tokë dhe në det me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi kryesisht perëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim mbi 2 ballë.