Zj.Msc.Lajda Porja-Wake Up/ I nxehti afrikan në Shqipëri, sot temperaturat shënojnë 39 gradë!

0
10

Këtë të mërkurë vijojnë të jenë prezente masat ajrore me origjinë Afrikane duke diktuar në vendin tonë mot të kthjellët dhe të nxehte gjate paradites. Pjesa e dytë e ditës sjellë kalim të vranësirave nëpër të gjithë territorin e vendit ku më të theksuara vranësirat pritet të paraqiten në zonat veriore dhe verilindore. Sipas Meteoalb parashikohet që orët e mbrëmjes të vijojnë nën dominimin e motit të kthjellët dhe të nxehtë. Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 16°C deri në 39°C. Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi Jugore duke krijuar në brigjet detare dallgëzim mbi 2 ballë.