Edhe pse java ka nisur me temperatura tipike të Qershorit, dita e mërkurë pritet të sjellë rritje të tyre me vlera deri ne 37 gradë Celcius sipas “MeteoAlb”. Sa i përket valës së të nxehtit që ka përfshirë Europën, ajo pritet të spostohet më në Mesdhe, ndërsa në shtete të caktuara nuk do të mungojnë stuhitë tropikale. Edhe në rajon, situata meteorologjike do të jete e ngjashme, fillimjava do të ketë reshje të izoluara shiu, duke i lënë më pas vendin kthjellimeve dhe temperaturave të larta.