Zj.Lajda Porja-Wake Up/ I nxehti afrikan në vend, temperaturat sot shënojnë 39 gradë C

0
16

Mbeten masat ajrore me origjinë nga Afrika prezente duke kushtëzuar mot të kthjellët dhe të nxehtë, ku qytetet më të nxehta do të jenë Elbasani dhe Gjirokastra. Sipas MeteoAlb, pritet që në orët e pasdites do të ketë kalime të lehta vranësirash, të cilat më të fokusuara do të jenë në zonat malore veriore dhe verilindore. Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes, por do të ulen në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 17°C deri në 39°C. Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi mbi 30 km/h nga drejtimi Perëndimor – veriperëndimor, për pasojë në brigjet detare do të krijohet dallgëzim deri në 2 ballë.