Sunday, November 24, 2024
HomePARASHIKIMI MOTITZj. Lajda Porja-Tv Klan - Moti i keq përfshin sërish vendin

Zj. Lajda Porja-Tv Klan – Moti i keq përfshin sërish vendin

Për të dytën ditë me radhë rrebeshe të dendura shiu të shoqëruara me stuhi ere, përfshinë të gjithë territorin e vendit. Në vetëm 60 minuta shi intensiv Lumi i Lanës doli nga shtrati duke vërshuar në disa rrugë të kryeqytetit. Situatë problematike për qarkullimin e automjeteve u krijua në zonën e pallatit me Shigjeta. Normaliteti u kthye pas ndërhyrjes së ekipit të emergjencës, ndërsa për arsye sigurie në këtë zonë pati edhe ndërprerje të energjisë elektrike. Stuhia përfshiu edhe qarkun e Elbasanit, duke sjellë rritje të nivelit të lumit Shkumbin dhe rënie inertesh në aksin Elbasan-Librazhd-Qafëthanë. Fatkeqësisht moti i keq i mori jetën një 50-vjeçari nga Shkreli i Malësisë së Madhe. Shtëpia ku ai po qëndronte u godit nga njërrufe, e për pasojë flakët u përhapën shpejt duke mos i lënë mundësi të largohej. Sinoptikanët thonë se të tilla rrebeshe shiu janë normale pas valës së nxehtë që përfshiu vendin në fillim qershori. E njëjta talbo atmosferike do të vijoje edhe në 24 orët e ardhshme. Problem do të mbetet edhe era. Vlerat e temperaturave janë ulur në 26 gradë Celsius, gati 3 gradë më pak se sa normalja e muajit Qershor.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments