Zj.Lajda Porja-Rikthehen shirat, shpresë për rezervat hidrike

0
7

Pas një periudhe të gjatë thatësire, e cila ka ndikuar në uljen e rezervave ujore në vend, e mërkura do të rikthejë reshjet e shiut. Sipas sinoptikanëve, ky episod 4 – 5 ditor do të arrijë të plotësojë rreth 70% të kuotës mujore. “Pritet që ky episod, nisë të mërkurën dhe të zgjasë të paktën deri të martën apo të mërkurën e javës që vjen. Është i fokusuar kryesisht ne veri dhe veriperëndim të vendit. Pritet që të bien 70 – 75% e reshjeve që duhet të bien në muaj brenda këtyre ditëve. Intensiteti me i lartë i tyre do të jetë të premten dhe te shtunën. Parashikoj që e gjithë pjesa perëndimore të ketë plotësim të kuotave mujore madje në disa zona të tejkalohet”. Por pavarësisht reshjeve, temperaturat do të mbeten të larta deri në fundjavë. “Deri ditën e shtunë ne mbetemi në vlerën 19 apo 20 gradë. Por ka një rënie goxha të ndjeshme të shtunën dhe të dielën por do të jetë e përkohshme”. Burime nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë pohojnë se situata në kaskadën e Drinit mbetet e njëjtë. Aktualisht në të po punohet me rezervat hidrike të importuara prej muajit Shkurt, ndërsa niveli i kaskadës qëndron në 260 metra.