Edhe Hakim Ziyech duket i destinuar të mbetet një ëndërr për Milanin. Pas braktisjes së pistës Zaniolo, kuqezinjtë duhet të merren me rregulloren që ndalon Chelsea të huazojë marokenin. Në fakt, Blutë kanë shteruar tashmë numrin maksimal të huazimeve (tetë) dhe për këtë arsye mund ta shesin lojtarin vetëm plotësisht. Shuma e kërkuar është të paktën 20 milionë euro, para që Maldini dhe Massara nuk i kanë aktualisht në dispozicion. Pronarët e Milanit i thanë jo një buxheti shtesë për Zaniolon, tani duhet të kuptojmë nëse RedBird do të vendosë të bëjë një përpjekje ekonomike për marokenin nga Chelsea, i freskët nga një Botëror i shkëlqyer. Maldini dhe Massara, në fakt, po përpiqen në çdo mënyrë t’i japin Piolit një përforcim në sulm. RTSH