Zip Line i teknologjisë së fundit për Thethin

0
2

Parku Kombëtar i Thethit, i gjendur mes Alpeve në veri të Shqipërisë, është shndërruar në destinacion të preferuar të turizmit alpin. Turistët tashmë do të kenë mundësinë për të kaluar mbi kodrat, lumin e Thethit dhe luginën e Alpeve të Shqipërisë, duke shijuar pamjet e mrekullueshme dhe adrenalinën përmes një Zip Line të teknologjisë së fundit. Me ndërtimin e Zip Line, Thethi shton një atraksion tjetër për tërheqjen e më shumë vizitorëve dhe krijon një shans të ri për të promovuar bukuritë natyrore të kësaj zone. Parku Kombëtar i Thethit ndodhet rreth 70 km larg Shkodrës. Ai është i vizitueshëm në katër stinët, ku në pranverë dhe verë për gjelbërimin e rrallë, në dimër për bardhësinë e dëborës dhe për lojërat aventureske me të, ndërsa vjeshta për ngjyrat mahnitëse dhe begatinë në frutikulturë.