Monday, October 21, 2024
HomeSOCIALEZhbllokohet rruga Bënçë – Lekdush në zonën e Kurveleshit

Zhbllokohet rruga Bënçë – Lekdush në zonën e Kurveleshit

Rruga Bënçë – Lekdush, në zonën e Kurveleshit u zhbllokua sot nga inertet falë ndërhyrjes në kohë dhe angazhimit maksimal të punonjësve të shërbimit publik dhe mirëmbajtjes rrugore. Bashkia e Tepelenës informoi se “u hoqën rreth 650 m² inerte, ndërsa vijon puna për pastrimin e kanaleve dhe gurëve me qëllim shmangien e aksidenteve në rrugë dhe dëmtimit të automjeteve”. Sipas bashkisë, drejtuesit e automjeteve këshillohen të lëvizin me shpejtësi të kufizuar. Reshjet e stuhishme në orët e para të ditës së sotme sollën problematika në akset rrugore të fshatrave, veçanërisht të zonës së Kurveleshit, ku përgjatë gjithë aksit pati bllokime nga materialet inerte të shkëputura nga skrapatet e maleve.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments