Monday, November 25, 2024
HomeMJEDIS“Zgjidh të Vendit”: Mundësi për t’u shfrytëzuar në të gjitha dimensionet

“Zgjidh të Vendit”: Mundësi për t’u shfrytëzuar në të gjitha dimensionet

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit Blendi Gonxhja bashkë me ministren e Turizmit dhe Mjedisit Mirela Kumbaro, morën pjesë në eventin  “Zgjidh të Vendit”, organizuar në Tiranë, nga Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve (AIDA) që fokus mbështetjen e prodhimit vendas si aset i rëndësishëm për nxitjen e eksporteve dhe zhvillimin e turizimit. Në vitin 2018, kur falë investimeve në infrastrukturë prekëm 6 milionë turistë dhe i vumë vetes qëllim të kapnim 10 milionë, u bë gjithmonë e më e rëndësishme të garantonim rritjen dhe diversifikimin e strukturave hoteliere, si dhe ofertës turistike shqiptare. Sipas tij, 15 milionë turistë dhe 5 miliardë euro të ardhura në vit, që njohin përveç bukurive të natyrës dhe kulturën tonë, edhe verën, djathin, produktet bio, mishin, e produkte të tjera vendase. Gonxhja vuri në dukje se, promovimi i produkteve vendase do të nxisë një efekt zinxhir, që do të rrisë mirëqënien dhe prodhimin përtej këtij sektori, duke nxitur më shumë punësim dhe më shumë të ardhura në sektorë si bujqësia, industria e lehtë, industria e komunikimit dhe teknologjisë, transporti, etj.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments