Presidenti Bajram Begaj po merr pjesë sot në Takimin e Liderëve të Procesit të Brdo-Brijunit, që po mbahet në Brdo të Sllovenisë në të cilin marrin pjesë të gjithë krerët e shteteve të vendeve të Ballkanit Perëndimor. Begaj e konsideroi procesin e zgjerimit të Ballkanit Perëndimor, si një çështje gjeopolitike kryesisht. “Agresioni ushtarak rus i paprovokuar dhe i pajustifikuar kundër Ukrainës, na qartësoi të gjithëve, si dhe BE-në – së cilës iu desh të ndahej nga mënyra e vjetër e të vepruarit e njëkohësisht të kuptonte, se siguria nuk merret si e mirëqenë. Ashtu siç tani është më e qartë se kurrë, aktorët e tretë janë një kërcënim real për evropianizimin e rajonit, duke e bërë më të qartë arsyen përse nevojiten vendime të guximshme, për të ruajtur stabilitetin dhe bazën strategjike të BE-së në Ballkan”, tha ai. Duke u ndalur te sulmet kibernetike të kryera në Shqipëri, Begaj tha se “kjo ishte goditja e fundit e një liste arsyesh, përse Shqipëria ndërmori veprimin ekstrem të ndërprerjes së marrëdhënieve diplomatike me Iranin”. “Një aktivitet i tillë malinj është dëshmi e padiskutueshme dhe e bazuar në faktet e lojës së keqe të aktorëve të tretë në rajon. Shpresojmë që BE-ja në tërësi të ketë kuptuar përfundimisht se Koha ka rëndësi!, – se ne duhet të përshpejtojmë procesin e zgjerimit. Kjo do të ishte përgjigjja më e mirë ndaj lakmisë së vazhdueshme të aktorëve të tretë, për të rritur ndikimin dhe praninë e tyre destabilizuese në rajon”, tha ai. Sipas Presidentit, “pavarësisht ngurrimit të dukshëm, BE-ja ka kapacitetet e nevojshme përthithëse për Ballkanin Perëndimor dhe pse natyrisht, ka pengesa për të kapërcyer”. “Disa varen nga ne, por për të qenë të sinqertë, disa edhe nga vetë BE-ja. Disa shtete anëtare të BE-së duhet të kujtohen për rëndësinë e sigurisë dhe prosperitetit në Ballkanin Perëndimor, jo vetëm për shkakun tonë, por edhe për vetë BE-në. Veçanërisht përgëzoj rolin aktiv, që ka luajtur mikpritësi ynë dhe Presidenti Milanović në ngritjen e kësaj çështjeje jetike, në Bruksel dhe tjetërkund. Falë angazhimit të tyre, perspektiva integruese evropiane e rajonit, mbetet në fokusin e politikave të BE-së. Samiti BE – Ballkani Perëndimor i organizuar nga Sllovenia, tetorin e kaluar 2021, këtu në Brdo, ishte i dobishëm për të mbajtur rajonin tonë në vëmendje të agjendës së BE-së”, shtoi ai. Lidhur me dialogun Kosovë – Serbi, , Begaj tha se “Shqipëria e ka mbështetur gjithmonë këtë dialog dhe përfitoj edhe një here nga rasti, të inkurajoj liderët e të dy vendeve, që të vazhdojnë dialogun deri në normalizimin e plotë të marrëdhënieve”. “Është e panevojshme të thuhet, se kjo do të jetë në dobi të sigurisë dhe stabilitetit rajonal. Nga ana tjetër, është e rëndësishme, që kudo të respektohen pakicat dhe të ndërpriten veprimet që tentojnë të shpopullojnë rajone të tëra, siç është procesi i “pasivizimit të adresave”, që po ndodh në zonën e Preshevës”, tha ai. Begaj tha se “një Ballkan Perëndimor i ankoruar fort në BE, është para së gjithash, i rëndësishëm për sigurinë evropiane në tërësi”. “Ne presim me padurim pjesëmarrjen cilësore në politikat dhe programet e BE-së, si dhe integrimin gradual në strukturat e Këshillit. Besojmë, se në mënyrë që perspektiva e BE-së të mbetet e zbatueshme, BE-ja duhet të veprojë edhe në integrimin e vendeve të tjera të rajonit, në mënyrë që rajoni të përparojë në tërësi – siç është, për shembull, procesi i vonuar i liberalizimit të vizave për Kosovën. Shpresoj, që ne të mund të ndjekim ritmin dhe të mbajmë fokusin gjeostrategjik”, tha ai. Lufta në Ukrainë, sipas Presidentit, ka përkeqësuar sigurinë energjetike, e ka thelluar pasigurinë globale ushqimore dhe ka vënë në pikëpyetje arkitekturën globale të sigurisë në një botë të globalizuar. “Shqipëria nuk preket nga ndërprerja e furnizimit me gazin rus. Por në mënyrë indirekte, kemi vënë re një rritje të çmimeve të energjisë, situatë mjaft të rënduar për ekonominë tonë dhe familjet shqiptare. E njëjta gjë mund të thuhet edhe për sigurinë ushqimore. Deklarata e Borrel-it, se po jetojmë kohët e “diplomacisë ushqimore”, na rikthen konceptet e gjeopolitikës së urisë apo edhe më keq. Bllokada, shkatërrimi i porteve dhe infrastrukturës në Detin e Zi, të Ukrainës nga Rusia, po prish furnizimin jetik me mallra ushqimore dhe produkte kryesore bujqësore, thelbësore për sigurinë globale të ushqimit. Ndërprerja masive e prodhimit, tregtisë dhe rritja globale e çmimeve të karburanteve, ushqimeve dhe energjisë, si rezultat i luftës, po përkeqësojnë pabarazitë ekzistuese kudo, duke rrezikuar sigurinë ushqimore”, tha ai. “Ushqimi, si kudo në rajonin tonë, edhe në Shqipëri është thelbësor, e përfaqëson pjesën dominuese të shpenzimeve familjare. Ne varemi konsiderueshëm nga ushqimi i importuar. Me rritjen e çmimeve të ushqimeve dhe energjisë, norma e inflacionit ka arritur nivele të paprecedent. Bujqësia është shtyllë e rëndësishme e ekonomisë sonë, e cila përballet me rrezikun e ndërprerjeve, në tregtinë globale të plehrave kimike, duke ndikuar ndjeshëm në jetesën e shumë fermerëve në Shqipëri. Kjo krizë është përkeqësuar në Shqipëri dhe për shkak të pasojave pas tërmetit të vitit 2019 e pas pandemisë së COVID-19, si edhe projekteve të rehabilitimit, duke ushtruar presion të shtuar ndaj shpenzimeve publike”, tha ai.http://ata.gov.al/2022/09/12/begaj-zgjerimi-i-be-se-me-ballkanin-perendimor-ceshtje-gjeostrategjike-per-sigurine/
Zgjerimi i BE, çështje gjeostrategjike për sigurinë
Recent Comments
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku KUKES
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Bashkia FIER
on
Qarku VLORE
on
Qarku VLORE
on
Qarku DIBER
on
14 Shkurt- Java do të mbyllet me shi, por do të kemi një minipranverë gjatë të enjtes dhe të premtes
on
Bashkia FIER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku TIRANE
on
Qarku KUKES
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Bashkia FIER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku TIRANE
on
14 Shkurt- Java do të mbyllet me shi, por do të kemi një minipranverë gjatë të enjtes dhe të premtes
on
Qarku VLORE
on
Qarku KUKES
on
Qarku BERAT
on
Bashkia FIER
on