Saturday, April 5, 2025
HomeSOCIALEZgjedhjet për Kuvend, 11 maj 2025.Zgjedhjet vendore:Hetim të thelluar për 38 kandidatë

Zgjedhjet vendore:Hetim të thelluar për 38 kandidatë

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi informoi sot se, në kuadër të procesit të dekriminalizimit, KQZ ka kërkuar hetim të thelluar për 38 kandidatë për kryetarë bashkiake e këshilla bashkiakë. Në një prononcim për mediet, Celibashi tha se, janë 38 kandidatë nga 23 907 në total për të cilët KQZ ka kërkuar verifikim të thelluar nga Prokuroria. Sipas tij, nga këta janë 10 kandidatë për kryetarë bashkie nga 144 në total, konkretisht në zonat zgjedhore Kuçovë, Krujë, Vau i Dejës, Shijak, Devoll, Himarë, Mallakastër, Kukës e Has. Po ashtu, Celibashi tha se, janë 28 kandidatë për anëtarë të këshillave bashkiakë nga 23 763 në total, që janë dërguar për hetim të thelluar. Ai bëri të ditur gjithashtu se, me vendim të qeverisë, kartat e identitetit, të cilat skadojnë deri në 14 maj, do të jenë në vlefshme ditën e zgjedhjeve për të bërë të mundur votimin e tyre. Po ashtu, Celibashi tha se, PSD, Partia Demokratike dhe Partia e Lirisë nuk kanë sjellë ende në KQZ anëtarët e komisioneve për disa qendra votimi. “PSD nuk ka dërguar komisionerë për 415 qendra votimi. PD nuk ka sjellë anëtarët e komisioneve për 422 qendra votimi dhe PL nuk i ka sjellë në 75 qendra votimi”, tha Celibashi. atsh

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments

WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E premte 11 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Parku Kombëtar Bredhi i Hotovës-Dangëlli
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV Moti – E hënë, 21 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Siguro dhe mbro jetën
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MeteoAlb VETEM ne 1 Jave
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia BERAT
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Shqipëria: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Hapësira ajrore
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia DELVINE
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV: moti – e mërkurë 16 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia FINIQ