Saturday, November 23, 2024
HomeSOCIALEZGJEDHJET VENDORE 2023Zgjedhjet vendore, trajnohen operatorët e pajisjeve të votimit dhe numërimit elektronik

Zgjedhjet vendore, trajnohen operatorët e pajisjeve të votimit dhe numërimit elektronik

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve po vijon me trajnimin e operatorëve të pajisjeve elektronike të votimit dhe numërimit që do të përdoren në bashkitë Elbasan, Kamëz dhe Vorë në zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 14 Maj 2023. KQZ bën të ditur se dje janë trajnuar operatorët e pajisjes së votimit Elektronik në Kamëz. Në fokus të trajnimit ishin detyrat e operatorit të PEVN gjatë procesit të votimit elektronik. Operatorët po trajnohen për administrimin e procesit të hapjes dhe mbylljes së votimit, printimit të raporteve, rezultatet paraprake dhe transmetimi i dhënave në KQZ. Trajnimi i operatorëve të cilët në 14 Maj 2023 do të angazhohen në tre bashkitë ku do të implementohet votimi elektronik, konsiderohet si një faktor i rëndësishëm në implementimin me sukses të projektit të votimit elektronik. atsh

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments