Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar të gjitha partitë politike, kandidatët e pavarur, koalicionet dhe iniciativat qytetare, të cilat duan të marrin pjesë në zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar në komunat Mitrovicë e Veriut, Zubin Potok, Leposaviq dhe Zveçan, se afati për aplikim për certifikim të subjekteve politike dhe kandidatëve për pjesëmarrje në zgjedhje ka filluar më 15 nëntor dhe do të përfundojë më 21 nëntor 2022. Sipas KQZ-së, kërkesat për certifikim duhet të dorëzohen në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, përkatësisht në Zyrën për Regjistrim, Certifikim dhe Kontroll Financiar të Subjekteve Politike (ZRCKFSP), gjatë orarit të punës nga ora 08:00 deri në orën 16:00. “Të gjitha detajet për periudhën e aplikimit për certifikim të subjekteve politike janë publikuar në ueb faqen e KQZ-së www.kqz-ks.org (Shërbimet e KQZ-së > Shërbimet për subjekte politike > Certifikimi i subjekteve politike) apo në vegzën direkte: https://kqz-ks.org/sherbime-per-subjektet-politike/certifikimi-i-subjekteve-politike”, thuhet në njoftim.https://ata.gov.al/2022/11/17/zgjedhjet-ne-veri-21-nentori-afati-i-i-fundit-per-certifikim-te-subjekteve-politike/
Zgjedhjet në veri, 21 nëntori afati i i fundit për certifikim të subjekteve
RELATED ARTICLES