Monday, November 25, 2024
HomeSOCIALEKOSOVAZgjedhjet në Luginë, Kurti: S’ka vendimmarrje pa pjesëmarrje

Zgjedhjet në Luginë, Kurti: S’ka vendimmarrje pa pjesëmarrje

Me sloganin “Me mendje dhe zemër” sot në Prishtinë u mbajt tubim mbështetës për zgjedhjet në Luginë, ku morën pjesë kryeministri Albin Kurti, kandidatja për kryetare të Preshevës, Ardita Sinani, kandidati për kryetar të Bujanocit, Ragmi Mustafi, deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi. Brenda amfiteatrit ku është mbajtur tubimi janë parë deputetë dhe figura të larta të partisë në pushtet, Lëvizjes Vetëvendosje. Në këtë tubim u theksua nevoja për të mbështetur Luginën për t’i tejkaluar pabarazitë që po u bëhen nga shteti serb. Kurti u ka bërë thirrje qytetarëve të dalin të dielën për ndryshime pasi siç tha ai, nuk ka vendimmarrje, pa pjesëmarrje. Ai tha se zgjedhjet në Luginë janë mundësi unike për shqiptarët e atjeshëm, teksa sa i përket deklaratave se në këto zgjedhje po marrin pjesë vetëm dy deputetë, ai tha se “shkon aty ku e thërrasin”. Kandidatja për kryetare të Preshevës, Ardita Sinani, njëherësh këshilltare e kryeministrit Kurti, ka thënë se është koha të zgjedhin a janë për konformizëm, dhe bashkëpunim me Prishtinën e Tiranën apo për nënshtrim ndaj Beogradit. Deputeti i vetëm shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka thënë se synimi i këtij subjekti politik ishte dhe do të jetë ngritja e zërit për të drejtat e shqiptarëve. Kamberi po ashtu ka thënë se shpeshherë shtrohen dilemat në Prishtinë se pse kryeministri i Kosovës tenton të ndërtojë lidhje institucionale me bashkëkombësit e vet në Luginë të Prishtinës, por ka thënë se kësaj nuk mund t’i japin përgjigje, pasi siç tha ai, “nuk është e qartë”. Ndryshe, në Preshevë dhe Bujanoc shqiptarët do të votojnë më 2 qershor për t’i zgjedhur kryetarët e rinj të këtyre dy komunave.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments