Kulla Eiffel në Paris është zgjatur me gjashtë metra, pasi një antenë e re radioje u instalua në majë të saj me ndihmën e një helikopteri. Antena përdoret për të transmetuar radio digjitale në zonën metropolitane të Parisit. Kulla Eiffel tashmë është 330 metra e lartë. Hera e fundit që ajo u zgjat ishte 22 vjet më parë me instalimin e një antene tjetër. Për një kohë të gjatë, një numër i madh antenash janë vendosur në pjesën e sipërme të strukturës.
Zgjatet… kulla Eiffel?
RELATED ARTICLES