Saturday, November 23, 2024
HomeSHKENCA DHE JETAZemra e peshkut 380 milionë vjeçar

Zemra e peshkut 380 milionë vjeçar

Shkencëtarët besojnë se kanë zbuluar zemrën më të vjetër, që daton 380 milionë vjet më parë.Organi muskulor vjen nga një peshk me nofulla të fosilizuar që notoi në ujë gjatë periudhës Devoniane, 419-359 milion vjet më parë. Krahas zemrës “të ruajtur bukur”, studiuesit gjetën edhe një stomak, zorrë dhe mëlçi të veçantë të fosilizuar. Sipas shkencëtarëve, gjetjet, të publikuara në revistën ”Science”, sugjerojnë se organet i përkasin trupit të një peshku nga familja e artrodireve, një grup i zhdukur peshqish që kanë anatomi të ngjashme me një peshkaqentë modern. Zbulimi mund të hedhë dritë mbi mënyrën sesi krijesat, duke përfshirë njerëzit, evoluan.

Studiuesja kryesore, Kate Trinajstic, nga “Universiteti Curtin” në Australi tha se ky ishte një zbulim i jashtëzakonshëm pasi mundësitë për të gjetur inde të buta të specieve antike të ruajtura mirë ishin shumë të rralla.“Si një paleontologe që ka studiuar fosilet për më shumë se 20 vjet, u mahnita vërtetë kur zbulova një zemër 3D dhe të ruajtur bukur në një paraardhës 380 milionë vjeçar. Evolucioni shpesh mendohet si një seri hapash të vegjël, por këto fosile të lashta sugjerojnë se ka pasur një hap më të madh midis vertebrorëve pa nofulla dhe atyre me nofulla. Këta peshq fjalë për fjalë kanë zemrat e tyre në gojë dhe nën gushë ashtu si peshkaqenët sot”, tha Trinajstic.Bazuar në atë që zbuluan, studiuesit krijuan modele 3D të peshkut me nofulla, të cilat tregonin se zemra ishte e përbërë nga dy dhoma.Prof. Trinajstic tha se gjetjet e tyre ofrojnë një “dritare unike” sesi pjesa e kokës dhe qafës filloi të evoluonte për të akomoduar nofullat.

“Për herë të parë, ne mund t’i shohim të gjitha organet së bashku në një peshk primitiv me nofulla dhe u befasuam veçanërisht kur mësuam se ata nuk ishin aq të ndryshëm nga ne. Megjithatë, kishte një ndryshim, mëlçia ishte e madhe dhe i mundësonte peshqve të qëndronin të gjallë, ashtu si peshkaqenët sot”, tha ajo.Fosilet u gjetën në Formacionin Gogo në rajonin Kimberley të Australisë perëndimore, një gumë që ruan faunën dhe florën unike nga periudha Devoniane. https://ata.gov.al/2022/09/16/zbulohet-zemra-e-peshkut-380-milione-vjecare/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments