Ukraina ka nevojë për rreth 100 avionë luftarakë më shumë sesa numri i premtuar deri më tani, deklaroi presidenti Volodymyr Zelenskyj. “Për një forcë ajrore efektive ne kemi nevojë për një total prej rreth 160 avionë luftarakë,” tha Zelensky në një intervistë televizive me transmetuesin publik kombëtar të Portugalisë. ”Kjo do të parandalonte efektivisht Rusinë nga dominimi i hapësirës ajrore të Ukrainës. Ukraina ka marrë zotime për 50 ose 60 F-16 të prodhimit amerikan nga vende të ndryshme evropiane”, deklaroi zëdhënësi i Forcave Ajrore Yurii Ihnat. Danimarka, Holanda dhe Norvegjia i kanë premtuar Ukrainës F-16.
Zelensky: Ukraina ka nevojë për 160 avionë luftarakë
RELATED ARTICLES