Sunday, November 24, 2024
HomeSOCIALENDERKOMBETAREZelensky thirrje për më shumë armë

Zelensky thirrje për më shumë armë

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka bërë një thirrje për më shumë armë, përtej tankeve që aleatët e tij tani premtojnë të furnizojnë. “Agresioni rus mund të ndalet vetëm me armët e duhura. Shteti terrorist nuk kupton ndryshe”, tha ai në fjalimin e tij video të mbrëmjes duke treguar valën e fundit të sulmeve. “Çdo raketë ruse kundër qyteteve tona, çdo dron iranian i përdorur nga terroristët është një argument për më shumë armë”, theksoi ai. Ai falënderoi Kanadanë për angazhimin e fundit për dërgimin e tankeve duke thënë se 12 vende janë pjesë e asaj që ai e përshkroi si një “koalicion tankesh”. ATSH

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments