Monday, November 25, 2024
HomeSOCIALENDERKOMBETAREZelensky: Terrorizmi rus po pengon negociatat

Zelensky: Terrorizmi rus po pengon negociatat

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka rikonfirmuar qëndrimin e tij kundër negociatave me Rusinë. “Terrorizmi i vazhdueshëm kundër popullatës civile është një refuzim i dukshëm i Rusisë ndaj negociatave reale”, tha Zelensky në një video-mesazh dje në mbrëmje. “Terrorizmi në nivel shtetëror është një nga krimet më të rënda ndërkombëtare”, theksoi ai. Më herët, presidenti rus, Vladimir Putin fajësoi shërbimet sekrete ukrainase për sulmin e fundit në urën e Krimesë, duke e quajtur atë një akt terrorizmi. “Putini akuzon Ukrainën për terrorizëm? Tingëllon shumë cinike edhe për Rusinë”, shkroi në Twitter, këshilltari i zyrës presidenciale të Ukrainës, Mykhailo Podolyak. “Podolyak iu referua sulmeve të fundit raketore në qytetin jugor të Ukrainës, Zaporizhias, të cilat shkaktuan vdekjen e dhjetëra banorëve”, sipas të dhënave të fundit ukrainase. “Ky është vetëm një shtet terrorist dhe e gjithë bota e di se kush është”, shtoi ai.http://ata.gov.al/2022/10/10/kiev-zelensky-terrorizmi-rus-po-pengon-negociatat/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments