Sunday, November 24, 2024
HomeSOCIALENDERKOMBETARE Zelensky shkarkon disa gjeneralë të Gardës Kombëtare

 Zelensky shkarkon disa gjeneralë të Gardës Kombëtare

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky nxori dekretin për shkarkimin e disa oficerëve të rangut të lartë të Gardës Kombëtare. Sipas dekretit presidencial, oficeri i rangut më të lartë që do të shkarkohet është zëvendësshefi i parë i Gardës Kombëtare, gjenerallejtënant, Volodymyr Kondratyuk. Tre zëvendës të tjerë u prekën gjithashtu, gjenerallejtënant Olexandr Nabok dhe dy gjeneralmajorë Oleh Sakhon dhe Mykola Mykolenka. Me përjashtim të Sakhon, të gjithë gjeneralët kishin qenë në detyrë para luftës. Nuk dihen ende arsyet e riorganizimit në drejtimin e Gardës Kombëtare. Pak muaj më parë, Zelensky zëvendësoi kreun e organizatës dhe emëroi në krye të saj Olexandr Pivnenko, një oficer me përvojë luftarake. Garda Kombëtare është një organizatë paraushtarake që raporton në Ministrinë e Brendshme të Ukrainës dhe është përgjegjëse për sigurinë kufitare dhe mbrojtjen e sigurisë së brendshme. Megjithatë, që nga fillimi i luftës ruse në Ukrainë, Garda Kombëtare ka luftuar edhe në vijën e frontit

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments