Sunday, November 24, 2024
HomeSOCIALENDERKOMBETAREZelensky: Rusia po e humbet Detin e Zi

Zelensky: Rusia po e humbet Detin e Zi

Rusia po e humbet gradualisht kontrollin e Detit të Zi dhe po tërhiqet drejt pjesës lindore të tij dhe ne do të mbërrijmë edhe atje, shprehu besimin në një video-mesazh presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, i cili u përpoq të rriste optimizmin publik, pas deklaratave shqetësuese të kreut të forcave të armatosura, Valeriy Zaluzhny, sipas të cilit Moska mund të përfitonte nga mënyra se si po luftonin trupat ukrainase. Ndërkohë, dronë rusë goditën rajone të ndryshme të Ukrainës, e cila ka frikë nga dëmtimi i mëtejshëm i infrastrukturës së saj për prodhimin e energjisë, pasi konflikti po hyn në dimrin e tretë. Shtabi i Përgjithshëm njoftoi se u lëshuan 38 dronë rusë dhe një raketë ”Kh-59”. Kjo e fundit dhe 24 dronë u rrëzuan, por Zelensky pranoi se disa të tjerë i arritën objektivat, veçanërisht në rajonin verilindor të Kharkiv. Edhe një infrastrukturë e rëndësishme e paspecifikuar në rajonin perëndimor të Lvivit, vetëm 70 kilometra nga kufiri polak, u godit pesë herë, sipas asaj që njoftoi kreu i administratës rajonale. “Me afrimin e dimrit terroristët rusë do të përpiqen të shkaktojnë dëme të mëtejshme. Ne do t’i përgjigjemi armikut. Me forcë!”, tha ai. Moska pretendon rregullisht se asnjë furnizim i ri me armë perëndimore nuk mund të ndryshojë rrjedhën e konfliktit, të cilin ajo e sheh në mënyrë të vendosur në favor të saj. ”Perëndimi synonte të mposhtte Rusinë në fushën e betejës, por tani po këndon një këngë tjetër”, tha presidenti Vladimir Putin. Ministria ruse e Mbrojtjes tha se vetëm në javën e fundit ishin vrarë 3 755 ushtarë ukrainas, së bashku me shkatërrimin e 21 tankeve dhe 10 avionëve dhe helikopterëve. Ajo shtoi se ”28 ushtarë ukrainas u dorëzuan vullnetarisht për të mos humbur në sulme vetëvrasëse”.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments