Monday, November 25, 2024
HomeSOCIALENDERKOMBETAREZelensky: Plani i paqes në Ukrainë do të diskutohet në Davos

Zelensky: Plani i paqes në Ukrainë do të diskutohet në Davos

Plani i paqes i presidentit Volodymyr Zelensky për Ukrainën do të diskutohet përpara Forumit Ekonomik Botëror në Davos në mes të janarit, konfirmoi sot Ministria e Jashtme zvicerane. Takimi është caktuar më 14 janar, një ditë para fillimit të forumit në resortin malor zviceran. “Kjo iniciativë mund të shërbejë si bazë për negociatat që synojnë sigurimin e një paqeje të qëndrueshme”, tha ministria. Nuk dihet ende nëse Zelensky do të udhëtojë në Davos për këtë ngjarje. Qeveria ukrainase synon të shfrytëzojë forumin për të promovuar planin e saj të paqes, i cili parashikon tërheqjen e të gjitha forcave ruse nga territoret e pushtuara të Ukrainës, përfshirë gadishullin e Krimesë, së bashku me garancitë për sigurinë e ardhshme të Ukrainës. Sipas Ministrisë së Jashtme të Zvicrës në takim pritet të marrin pjesë këshilltarë sigurie nga vende të ndryshme. Takimi i fundit u zhvillua Maltë në tetor, ku morën pjesë më shumë se 60 vende. Rusia e ka refuzuar planin dhe nuk është ftuar në këto takime.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments