Tuesday, November 26, 2024
HomeSOCIALENDERKOMBETAREZelensky në vizitë zyrtare në Uashington

Zelensky në vizitë zyrtare në Uashington

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky do të vizitojë Uashingtonin pas fjalimit të tij të planifikuar në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në Nju Jork, sipas medias amerikane. “Presidenti ukrainas, Zelensky pritet të zhvillojë një takim me presidentin amerikan, Joe Biden në Shtëpinë e Bardhë dhe bisedime me anëtarët e Kongresit në Kapitol, javën e ardhshme”, raportuan gazetat amerikane “The Washington Post”, “Bloomberg” dhe CNN, duke cituar burimet qeveritare. Mbetet ende e paqartë nëse Zelensky do t’i drejtohet Kongresit siç bëri në dhjetor të 2022. Sipas “Punchbowl News”, udhëtimi i tij në Uashington është planifikuar të enjten e ardhshme. Gjatë vizitës, presidenti ukrainas pritet të kërkojë mbështetje të vazhdueshme për vendin e tij në luftën kundër Rusisë. Biden, aktualisht po lobon me kolegët e tij demokratë për t’i ofruar Ukrainës më shumë se 20 miliardë dollarë ndihmë shtesë për qëllime ushtarake, ekonomike dhe humanitare. Në Senatin amerikan, Ukraina ka marrë mbështetje të gjerë nga të dyja palët që nga fillimi i luftës. Zelensky vizitoi për herë të fundit Uashingtonin në dhjetor 2022, ku u takua me Biden dhe iu drejtua dy dhomave të Kongresit në Kapitol. SHBA-ja i ka ofruar Ukrainës më shumë ndihmë ushtarake se çdo aleat tjetër, për të shmangur pushtimin rus. Sipas Institutit të Kielit për Ekonominë Botërore, Uashingtoni ka ofruar një ndihmë me vlerë mbi 70 miliardë dollarë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments