Monday, April 21, 2025
HomeSOCIALENDERKOMBETAREZelensky: Lufta në Soledar

Zelensky: Lufta në Soledar

Ushtria ukrainase njoftoi sot se ka zmbrapsur sulmet ruse në 13 zona të ndryshme, duke shtuar se luftimet e ashpra po vazhdojnë në qytetin e vogël Soledar, në rajonin lindor të Donbasit. “Lufta po vazhdon dhe ne po bëjmë gjithçka për të forcuar mbrojtjen e Ukrainës”, tha presidenti, Volodymyr Zelensky. “Tani, shteti terrorist dhe propaganduesit e tij po përpiqen të marrin një pjesë të qytetit tonë Soledar, një qytet që u shkatërrua pothuajse plotësisht nga pushtuesit”, tha Zelensky. “Për të vënë nën kontrollin e saj të gjithë rajonin e Donetskut, ushtria ruse po përpiqet të sulmojë Bakhmutin dhe të ndërpresë rrugët e furnizimit për fqinjin Soledar,” raportoi të mërkurën komanda ushtarake ukrainase, në Kiev. “Të martën në mbrëmje, grupi mercenar rus “Wagner” tha se forcat e tij kapën Soledarin pas ditësh luftimesh të rënda”, sipas agjencisë shtetërore ruse të lajmeve TASS. Presidenti rus Vladimir Putin e ka përshkruar situatën në territoret e Ukrainës të aneksuar në kundërshtim me ligjin ndërkombëtar, si “të vështirë”. “Në disa zona, luftimet po vazhdojnë”, deklaroi sot Putin gjatë bisedimeve me zyrtarët e qeverisë. “Por e gjithë kjo nuk është arsye për të ndaluar dhe shtyrë çështjet më urgjente”, shtoi ai. Putin udhëzoi kabinetin rus që të hartojë një plan për zhvillimin e rajoneve Kherson, Zaporizhia, Donetsk dhe Luhansk në muajt e ardhshëm, duke parë infrastrukturën dhe shërbimet sociale. ATA

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments

WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E premte 11 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Parku Kombëtar Bredhi i Hotovës-Dangëlli
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV Moti – E hënë, 21 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Siguro dhe mbro jetën
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MeteoAlb VETEM ne 1 Jave
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia BERAT
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Shqipëria: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Hapësira ajrore
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia DELVINE
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV: moti – e mërkurë 16 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia FINIQ