Udhëheqësit kinezë jetojnë me ndjesinë se, nëse Rusia humbet luftën, kjo nuk është një humbje për Rusinë, por është një fitore për SHBA-në, deklaroi presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, në një intervistë ekskluzive për agjencinë franceze të lajmeve, AFP. ”Për ta, nuk është një fitore për Ukrainën dhe as një humbje për Rusinë. Është një fitore për Perëndimin dhe ata duan të gjejnë një ekuilibër midis të dyjave. Kjo është arsyeja pse unë do të doja të shihja Kinën të përfshirë në Samitin e Paqes, më 15 dhe 16 qershor”, theksoi ai. Zelensky foli edhe për sfidat me të cilat përballet Ukraina si sulmi i ri rus, ndihma perëndimore, mungesa e njerëzve për të shkuar në front apo edhe për armëpushimin olimpik. ”Ata kanë nisur operacionin e tyre, mund të përbëhet nga disa valë dhe kjo është vala e tyre e parë, por situata është nën kontroll pas kësaj vale të parë. Ata janë maksimumi 5-10 kilometra nga kufiri, i kemi ndaluar (…) Nuk do të thosha se është një sukses i madh”, tha Zelensky. “Rusia dëshiron të pushtojë qytetin e Kharkiv, por e kupton se është një betejë e vështirë. Ata e duan atë, duan të sulmojnë. Ata e kuptojnë se ne kemi forca dhe se ata do të luftojnë për një kohë të gjatë. Ata nuk do të vdesnin me miliona, për mendimin tim, për të pasur Kharkivin”, theksoi ai. “Duhet të krijojmë rezerva në trupa (…) Ka një numër të konsiderueshëm brigadash që janë bosh. Ne duhet ta bëjmë këtë në mënyrë që djemtë (që janë në front) të kenë rotacione normale. Kështu do të përmirësohet morali”, shtoi Zelensky. “Ne jemi kundër një armëpushimi që do të ishte në dobi të armikut”, theksoi ai.
Zelensky: Kina të jetë e pranishme në Samitin e Paqes në Zvicër
RELATED ARTICLES