Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky u bëri thirrje aleatëve që t’i ofrojnë Ukrainës mbrojtje më të mirë ajrore, duke përfshirë avionë luftarakë, pasi një breshëri raketash ruse goditën zonat e banuara. “Një mbrojtje ajrore, një forcë ajrore moderne, pa të cilën mbrojtja ajrore efektive është e pamundur, është artileria dhe automjetet e blinduara. Gjithçka është e nevojshme për të ofruar siguri në qytetet tona, në fshatrat tona, si në brendësi ashtu edhe në vijën e frontit”, tha dje në mbrëmje Zelensky në një video-mesazh. Ai dënoi sulmin në qytetin Uman në orët e para të së premtes që kishte vrarë të paktën 23 persona, përfshirë katër fëmijë. Në rajonin e Dnipropetrovsk, një nënë dhe vajza e saj trevjeçare u vranë gjithashtu nga granatimet ruse gjatë natës. Dhjetë ndërtesa banimi u goditën nga raketa në qytetin qendror të Ukrainës, Uman, në rajonin Cherkasy, thanë zyrtarët. Një bllok pallatesh është shkatërruar. Tetëmbëdhjetë persona u plagosën në sulm, nëntë prej të cilëve po trajtoheshin në spital. “E keqja ruse mund të ndalohet me armë – mbrojtësit tanë po e bëjnë këtë. Dhe mund të ndalet edhe me sanksione. Sanksionet globale duhet të rriten”, shkroi Zelensky në Twitter më herët gjatë ditës. Presidenti ukrainas ka kërkuar prej kohësh për shumë më shumë armë, një shtrëngim të masave ndëshkuese ndërkombëtare kundër Rusisë dhe monitorim më të mirë të zbatimit të kufizimeve të eksportit të vendosura deri më tani.
Zelensky kërkon mbrojtje më të mirë ajrore
RELATED ARTICLES