Sunday, November 24, 2024
HomeSOCIALENDERKOMBETAREZelensky kërkon fonde për flotën e dronëve detarë

Zelensky kërkon fonde për flotën e dronëve detarë

Pas sulmit nga dronët ukrainas kundër flotës ruse të Detit të Zi në portin e tyre detar pranë Sevastopolit në Krime, Ukraina dëshiron të blejë më shumë armë të këtij lloji. “Ne do të fillojmë një tjetër fushatë për mbledhjen e fondeve javën e ardhshme, ne duam të mbledhim fonde për një flotë të tërë dronësh detarë”, tha presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky në fjalimin e tij video. “Qëllimi i këtyre dronëve është i qartë. Të gjithë e kanë parë tashmë se si funksionon”, theksoi ai. Sipas Ukrainës, tre luftanije ruse u goditën në sulmin në Sevastopol fundjavën e kaluar, duke përfshirë anijen e re “Admirali Makarov”. Ushtria ruse ka pranuar vetëm disa dëme të vogla, pa dhënë më shumë detaje. Pas shpërthimit të luftës, Ukraina krijoi platformën e internetit United24, përmes së cilës tashmë janë dhuruar rreth 220 milionë dollarë për blerje armësh, sipas Kievit.https://ata.gov.al/2022/11/06/ukraine-zelensky-kerkon-fonde-per-floten-e-droneve-detare/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments