Saturday, November 23, 2024
HomeSOCIALENDERKOMBETAREZelensky: Izraeli ka të drejtë të mbrohet nga terrorizmi

Zelensky: Izraeli ka të drejtë të mbrohet nga terrorizmi

 Presidenti ukrainas Volodomyr Zelensky, kombi i të cilit u pushtua nga Rusia në shkurt të vitit të kaluar, e ka cilësuar ‘të gjithë terrorin’ si një sulm ndaj botës pas sulmit të madh të Hamasit në Izraelin jugor.

“Lajm i tmerrshëm nga Izraeli. Ngushëllimet e mia shkojnë për të gjithë ata që humbën të afërmit në sulmin terrorist. Ne besojmë se rendi do të rivendoset dhe terroristët do të mposhten”, tha Zelensky, i cili është hebre, në Facebook.

“Terrori nuk duhet të ketë vend në botë, sepse ai është gjithmonë një krim, jo vetëm kundër një vendi të caktuar apo viktimave të këtij terrori, por kundër njerëzimit në përgjithësi dhe mbarë botës sonë”, shtoi ai.

“Kushdo që i drejtohet terrorit kryen një krim kundër botës. Kushdo që financon terrorin është duke kryer një krim kundër botës. Bota duhet të qëndrojë e bashkuar dhe në solidaritet në mënyrë që terrori të mos tentojë të shkatërrojë apo nënshtrojë jetën askund dhe në asnjë moment”, tha Zelensky.

“E drejta e Izraelit për vetëmbrojtje është e padiskutueshme”, theksoi ai.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments