Në një vizitë të paparalajmëruar presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky mbërriti në Xhedah, në Arabinë Saudite, për të marrë pjesë në samitin e Ligës Arabe. Këtë vizitë e njoftoi Al Arabiya, duke specifikuar se Zelensky u nis me një avion francez nga Polonia. Fillimi i samitit të Ligës Arabe është planifikuar për në orën 14:30. Sapo mbërriti në Xhedah, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky deklaroi se qëllimi i vizitës së tij ishte forcimi i marrëdhënieve me Arabinë Saudite dhe me botën arabe, sipas televizionit panarab Al Arabiya. ”Gjatë takimeve të mia ne gjithashtu do të trajtojmë çështjet e energjisë”, shtoi Zelensky, i cituar nga transmetuesi saudit. atsh