Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky përkujtoi pushtimin e gadishullit të Krimesë nga Rusia, saktësisht 10 vjet më parë. ”Gjithçka filloi në Krime, ky revanshizëm rus, kjo luftë ruse”, tha Zelensky në fjalimin e tij video të mbrëmjes. ”Ajo ditë përcaktoi fatin e sigurisë ndërkombëtare dhe marrëdhënieve ndërkombëtare”, tha presidenti ukrainas. Forcat speciale ruse pa shenja kombëtare në uniformat e tyre kishin filluar të pushtonin gadishullin dhe të çarmatosnin njësitë ukrainase. Më 18 mars 2014, gadishulli u integrua përfundimisht në territorin rus nga Duma.
Ky vendim ende nuk njihet ndërkombëtarisht. Zelensky theksoi se Krimeja duhet t’i kthehet sovranitetit të Ukrainës. ”Pikërisht atje, në Krime, e keqja ruse duhet të pësojë një disfatë përfundimtare”, tha ai. ”Forcat e armatosura ukrainase kanë arritur rezultate të rëndësishme në Detin e Zi. Ne po punojmë për të arritur rezultatet e nevojshme në qiell dhe në tokë në Krime”, theksoi presidenti. Rimarrja e të gjitha territoreve të pushtuara nga Rusia, përfshirë Krimenë, është një nga synimet e luftës së deklaruar të Ukrainës në mbrojtjen e saj kundër ushtrisë së Moskës. Rusia tani ka aneksuar territoret e pushtuara dhe i konsideron ato si territor shtetëror sovran.