Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky dënoi sulmet e reja raketore ruse duke i konsideruar ato një “natë terrori rus”. “Vendi pushtues nuk pushon kurrë së dëshmuari se qëllimi kryesor i kësaj lufte është terrori dhe shkatërrimi i ukrainasve dhe çdo gjëje ukrainase”, shkroi ai në Twitter. “Dhjetë ndërtesa banimi u goditën në qytetin qendror të Ukrainës, Uman në rajonin Cherkasy”, tha Zelensky. “Një bllok pallatesh janë shkatërruar, gjithashtu. Deri tani janë raportuar shtatë të vdekur, dhe disa të plagosur”, shtoi ai. “Agresioni rus mund të ndalohet me armë dhe sanksione”, tha Zelensky. Ai ka kërkuar prej kohësh më shumë armë dhe masa ndëshkuese ndërkombëtare kundër Rusisë, si dhe monitorimin e zbatimit të kufizimeve të eksportit të vendosura deri më tani. atsh
Zelensky dënon ”natën e terrorit rus”, pas sulmeve me raketa
RELATED ARTICLES