Në total, deri më sot, 174 mijë kilometra katrorë të vendit tonë janë potencialisht të rrezikshme për shkak të minave dhe municioneve të pashpërthyera, tha presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky. “Çdo ditë, specialistët tanë zbulojnë qindra objekte shpërthyese”, shtoi ai. “Sa më shumë makineri të çminimit të kemi, sa më shumë dronë specialë të kemi për çminim, aq më aktivisht do të jemi në gjendje të rivendosim sigurinë”, tha Zelensky. “Faleminderit çdo vendi që na ndihmon”, shtoi ai, duke shprehur mirënjohje kryesisht për Azerbajxhanin, i cili u tregua i gatshëm për të siguruar një paketë të re të mbështetjes humanitare, duke përfshirë pajisjet e çminimit. “Të gjithë specialistët tanë janë angazhuar në terren për pastrimin e minave”, tha Zelensky. ATSH
Zelensky: 174 mijë kilometra katrorë e mbuluar me mina
RELATED ARTICLES