Sunday, November 24, 2024
HomeSHKENCA DHE JETA Zealandia kontinenti i tetë ?

 Zealandia kontinenti i tetë ?

A e dinit se ekziston një kontinent i tetë? ”Quhet Zealandia, ose Te Riu-a-Maui në gjuhën Maori, ku afërsisht 95% e territorit te saj shtrihet nën oqean”, shkruan në një artikull BBC News. Zealandia, një tokë e madhe tërësisht e zhytur në Paqësorin jugperëndimor, nuk është krejtësisht e huaj, mund të keni dëgjuar për malet e saj të larta, të vetmet pjesë që shfaqen mbi ujë në Zelandën e Re. Në një artikull të botuar në revistën e Shoqërisë Gjeologjike të Amerikësës, studiuesit shpjegojnë se Zealandia ka një siperfaqe prej pesë milionë km katrorë (1,9 milion milje katrore) që është rreth dy të tretat e Australisë fqinje. Rreth 94% e asaj zone është nën ujë me vetëm disa ishuj dhe tre masa të mëdha tokësore që dalin mbi sipërfaqe, Ishujt Verior dhe Jugor të Zelandës së Re dhe Kaledonia e Re. Autori kryesor i artikullit, gjeologu nga Zelanda e Re, Nick Mortimer tha se shkencëtarët kanë hulumtuar të dhëna për Zealandian për më shumë se dy dekada. “Vlera shkencore e klasifikimit të Zealandias si një kontinent është shumë më tepër se thjesht një emër shtesë në listë”, shpjeguan studiuesit. “Ekzistenca e një kontinenti në ujë, por të pafragmentuar e bën atë të dobishëm për eksplorimin e kohezionit dhe ndarjes së kores kontinentale”, shtuan studiuesit.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments