Një vepër muzikore e panjohur më parë e shkruar nga mjeshtri Frederik Shopen duket se është gjetur në Bibliotekën dhe Muzeun Morgan në Manhatan. Pjesa e pa titulluar dhe e panënshkruar është ekspozuar këtë muaj në një bibliotekë private.
Robinson McClellan, kuratori i muzeut që zbuloi dorëshkrimin, tha se është vepra e parë e re e lidhur me kompozitorin e epokës romantike që u zbulua në gati një shekull.
Pjesa, e shkruar është në A minor dhe është e njohur për “seksionin e hapjes shumë të stuhishme dhe mbresëlënëse” përpara se të kalojë në një melodi melankolike më karakteristike për Shopen, shpjegoi McClellan.
Sipas muzeut, pjesa e shkruar ishte në përputhje me atë që Shopen preferonte për dorëshkrimet dhe boja përputhej me një lloj tipik në fillim të shekullit të 19-të, kur Shopen jetonte. Por një analizë e dorëshkrimit përcaktoi se emri “Shopen” i shkruar në krye të fletës ishte shkruar nga dikush tjetër.
I lindur në Poloni, Shopen u konsiderua një gjeni muzikor që në moshë të re. Ai jetoi në Varshavë dhe Vjenë përpara se të vendosej në Paris, ku vdiq në 1849 në moshën 39-vjeçare.