Saturday, November 23, 2024
HomeSOCIALESHENDETESIZbulohet një trajtim i ri kundër kancerit të pankreasit

Zbulohet një trajtim i ri kundër kancerit të pankreasit

Një hap i ri përpara për trajtimin e kancerit të pankreasit. Grupi kërkimor i drejtuar nga Davide Melisi, profesor i onkologjisë mjekësore në Universitetin e Veronës dhe drejtues i njësisë së Terapive Eksperimentale të spitalit universitar të Veronës, ka identifikuar një objektiv të ri terapeutik, autotaksinë, si një faktor të mundshëm përgjegjës për rezistencën e tumorit. “Kanceri i pankreasit është një tumor për të cilin ende nuk ka trajtime me barna të synuara molekulare ose imunoterapi përveç trajtimeve klasike të kimioterapisë’’, theksoi Melisi. Që nga viti 2011, kur grupi kërkimor që u themelua në Universitetin e Veronës, demonstroi fillimisht në laborator dhe më pas në studimet klinike, aktivitetin e një klase barnash, frenues të të ashtuquajturit faktori i rritjes transformuese beta ose Tgfß. Të dhënat e mbledhura me këtë studim tregojnë në fakt se mikromjedisi i tumorit të pankreasit, dhe në veçanti fibroblastet e tij, i përgjigjen frenimit të Tgfß me prodhimin e një faktori të ri, autotaksinës. ‘’Përdorimi i kombinuar i frenuesve Tgfß dhe frenuesit të ri të autotaksinës, ioa289, i bën qelizat tumorale shumë më të ndjeshme ndaj kimioterapisë”. Rezultatet e këtyre studimeve nuk mbeten në laborator, por shërbejnë si arsyetim që studimet e reja klinike t’u ofrohen atyre që fatkeqësisht janë prekur nga këto patologji’’, shton ai.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments