Arkeologët zbuluan një tempull 4.000-vjeçar në Holandë. Qyteza Tiel publikoi një deklaratë të premten duke thënë se shenjtërorja u zbulua në pjesën qendrore të vendit dhe kishte një kalendar diellor. Arkeologia e bashkisë, Ilse Schuuring, ka thënë se punimet kanë marrë gjashtë vjet për t’u përfunduar. Mostra e rindërtimit e zbuluar në shtyp të mërkurën dëshmon se tempulli ka qenë një ndërtim spektakolar gjatë kohës së tij. Në deklaratë shtohet se tempulli antik ka disa tuma dheu dhe ndodhet në pronën industriale Medel. Arkeologët kanë gjetur eshtrat e 80 personave të djegur dhe të varrosur brenda tempullit. Siç thuhet, tempulli i lashtë ishte një vend për festime, rituale dhe vende varrimi për 800 vjet. Një nga kodrat e tempullit është përdorur si kalendar diellor për të përcaktuar kohën e vitit. Lidhje me Mesopotaminë Një rruazë e qelqit, e cila konsiderohet se ka ardhur nga Mesopotamia, është një nga pjesët më interesante të gjetura në zonën e zbulimit dhe konsiderohet si më e vjetra që gjendet në Holandë. Zbulimi tregon se popullsitë që jetonte në Medel ishte në kontakt me njerëzit që jetonin 5.000 kilometra larg. Një raport i detajuar shkencor do të publikohet pasi të përfundojë hulumtimi i plotë në vjeshtë.atsh