Një kokë mashkulli prej mermeri e një statuje, ndoshta e epokës perandorake është gjetja më e fundit (në rend kronologjik) arkeologjike në kryeqytet, shkruan corriere della serra. Statuja u zbulua nga gërmimet e vazhdueshme në Piazza Augusto Imperatore. ku sapo është hapur hoteli i ri Bulgari ”Roma vazhdon të japë dëshmi të çmuara të së kaluarës së saj: një kokë e shkëlqyer mermeri, e paprekur, sapo është gjetur gjatë punimeve në vazhdim në Piazza Augusto Imperatore”, shkroi kryebashkiaku Roberto Gualtieri, i cili postoi imazhin në Facebook. atsh