Sunday, April 13, 2025
HomeSHKENCA DHE JETA Zbulohet një kandil deti 500 milionë-vjeçar

 Zbulohet një kandil deti 500 milionë-vjeçar

Ai notonte shumë përpara se të shfaqeshin dinosaurët. Kandili i detit më i vjetër i gjetur ndonjëherë deri më tani quhet Burgessomedusa phasmiformis. Ai u zbulua në një fosil që daton 505 milionë vjet më parë dhe u gjet në malet shkëmbore të Kanadasë, gjatë një fushate gërmimi mes viteve ’80-’90. Identifikimi i specieve të reja është publikuar nga studiuesit në Muzeun Mbretëror të Ontarios në revistën ”Proceedings of the Royal Society Biological Sciences”.

Zbulimi tregon pa mëdyshje se kandili i detit, me një trup tipik në formë pjate ose zileje, kishte evoluar tashmë më shumë se 500 milionë vjet më parë. Burgessomedusa, në veçanti, ishte në gjendje të notonte lirshëm dhe ishte e pajisur me tentakula me të cilat mund të kapte pre me përmasa të konsiderueshme, ashtu si kandili ”modern” i detit. ”Të gjesh kafshë të tilla tepër delikate të ruajtura në shtresat shkëmbore në majë të këtyre maleve është një zbulim i mrekullueshëm”, tha Jean-Bernard Caron, paleontolog dhe bashkautor i studimit.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments

WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E premte 11 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Parku Kombëtar Bredhi i Hotovës-Dangëlli
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV Moti – E hënë, 21 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Siguro dhe mbro jetën
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MeteoAlb VETEM ne 1 Jave
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia BERAT
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Shqipëria: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Hapësira ajrore
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia DELVINE
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV: moti – e mërkurë 16 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia FINIQ