Friday, June 28, 2024
HomeSHKENCA DHE JETA Zbulohet në Spanjë vera më e vjetër në botë

 Zbulohet në Spanjë vera më e vjetër në botë

Vera më e vjetër në botë është zbuluar në një varrezë romake në Spanjë, sipas NBCnews. Për rreth 2 000 vjet, vera është mbajtur në një urnë prej xhami (”enë e posaçme ku mbahet hiri i të vdekurit” – shën. i përkth.) së bashku me hirin e djegur të një njeriu dhe një unazë ari brenda një mauzoleumi në Carmona, një qytet i vogël në rajonin jugor të Andaluzisë, sipas analizave të reja. Hulumtimi u krye nga një ekip i udhëhequr nga shkencëtarë nga Universiteti i Kordobës dhe u botua këtë javë në ”Journal of Archaeological Science: Reports”. “Në fillim u befasuam shumë që lëngu ishte ruajtur në një nga urnat”, tha Juan Manuel Román, një nga autorët e raportit, në një njoftim për shtyp nga universiteti. ”Kushtet e ruajtjes së varrit ishin të jashtëzakonshme; plotësisht e paprekur dhe e mbyllur mirë”, tha ai, duke shtuar se ”kjo e kishte lejuar verën të ruante gjendjen e saj natyrore shekuj më vonë”. ”Edhe pse lëngu ka një nuancë të kuqërremtë, analiza kimike nga një ekip zbuloi se vera që përmbahej në urnë ishte e bardhë”, thuhet në raport. Ndërsa ekipi nuk ishte në gjendje të përcaktonte origjinën e verës, raporti shtoi se “profili mineral i lëngut të kuqërremtë është i krahasueshëm me atë të verërave aktuale nga Jerezi, një qytet rreth 75 milje në jug të Carmonas. Më parë mendohej se vera më e vjetër e ruajtur në gjendje të lëngshme ishte në një shishe verë ”Speyer”, e cila u zbulua nga një varr romak pranë qytetit të Speyer në Gjermani dhe daton midis viteve 325 dhe 350 pas Krishtit, thuhet në raport. “Ky supozim nuk është konfirmuar kurrë nga analiza kimike”, shtoi ai. Urna spanjolle është vulosur në varr që rreth shekullit I. Ajo u gjet në vitin 2019 pasi një familje gjeti një varr ndërsa po punonte në shtëpinë e tyre dhe u bë kryelajm vitin e kaluar kur ekipi njoftoi se një shishe kristali e gjetur në një nga urnat përmbante një aromë parfumi 2 000-vjeçar

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments