Gërmimet arkeologjike në Parkun e Amantias pranë Vlorës kanë zbuluar murin rrethues të qytetit të poshtëm të Amantias, i cili mendohet se është ndërtuar në shek. III p.Kr. dhe shkatërruar në shek. VI m.Kr.
Veç këtij zbulimi, janë realizuar edhe ndërhyrje restauruese të domosdoshme, për mbrojtjen e varreve monumentale, si dhe punime të tjera konservuese, mbi monumentet e evidentuara vitet e fundit, të cilat cenoheshin nga agjentët klimatik, si ngricat, shiu, etj.
Zbulimet e reja arkeologjike, si dhe ndërhyrjet restauruese, po pasurojnë peizazhin arkeologjik të parkut. Këto gërmime dhe restaurime jo vetëm që sjellin fakte të reja studimi mbi jetën e qytetit ilir, por edhe garantojnë ruajtjen dhe prezantimin e tyre për vizitorët e sotëm dhe brezat që vijnë.