Saturday, November 30, 2024
HomeSHKENCA DHE JETAZbulohet e paprekur një dhomë skllevërish në Pompei

Zbulohet e paprekur një dhomë skllevërish në Pompei

Tre shtretër me litarë dhe dru, me shenjat e dukshme të dyshekëve që i mbulonin, veglat, timoni i karrocës menjëherë jashtë hyrjes, parzmorja e kuajve, amfora të mëdha të grumbulluara, këto janë disa nga sendet e gjetura në Pompei, dhe që i përkasin një dhome skllevërish. “Një zbulim i jashtëzakonshëm, sepse është vërtet shumë e rrallë që historia të kthejë hollësitë e këtyre jetëve”, shpjegon me pasion drejtori i Parkut Arkeologjik, Gabriel Zuchtriegel. “Hollësi befasuese, që bëjnë të mundur arritjen e një përparimi të rëndësishëm në kërkimin shkencor dhe që e bëjnë Pompein një model unik studimi në botë”, theksoi ministri i Kulturës, Franceschini. ”Dhoma ka mbetur e paprekur. Një mjedis i paprekur për mrekulli, pra, i përdhosur vetëm nga kazmat e grabitësve të varreve në kërkim të thesareve të tjera. Vrimat që lanë në mure janë kujtimi i plagëve të shkaktuara në historinë e kësaj pasurie befasuese periferike, përpara se vullkani të fshinte gjithçka”, thekson Zuchtriegel.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments