Zbulohen viruse gjigante në shtresën e akullit të Grenlandës: prania e tyre ndoshta rregullon rritjen e algave që shumohen në akull çdo pranverë, duke e nxirë atë dhe duke përshpejtuar shkrirjen e tij. Nëse kjo hipotezë konfirmohet, ato mund të bëhen një mjet për të zbutur efektet e ndryshimeve klimatike. Studimi u publikua në revistën Microbiome nga një ekip ndërkombëtar i udhëhequr nga studiuesja italiane Laura Perini në Universitetin Aarhus në Danimarkë. Viruset gjigante u zbuluan për herë të parë në vitin 1981 në oqeane, ku infektojnë disa lloje algash jeshile: më pas ato u gjetën edhe në tokë dhe madje edhe te njerëzit. Në mënyrë tipike, këto viruse janë pothuajse një mijë herë më të mëdha se viruset normale dhe madje i kalojnë qelizat bakteriale. Gjenomi i tyre mund të përmbajë deri në 2.5 milionë gjene në vend të disa qindra mijërave.
Zbulohen viruse gjigantë në akullnajën e Greolandës
RELATED ARTICLES