Monday, April 21, 2025
HomeSHKENCA DHE JETAZbulohen mikroorganizmat përgjegjës për rrudhat e fytyrës

Zbulohen mikroorganizmat përgjegjës për rrudhat e fytyrës

Disa mikrobe që normalisht jetojnë në lëkurën tonë mund të jenë përgjegjës për rrudhat shumë të urryera: ato në fakt lidhen me disa shenja të plakjes së lëkurës që nuk lidhen thjesht me moshën kronologjike. Zbulimi vjen nga një studim i botuar në revistën Frontiers in Aging, i kryer nga Universiteti i Kalifornisë në San Diego në bashkëpunim me kompaninë franceze L’Oréal. Sipas autorëve, ky është studimi i parë që izolon përbërës të veçantë të mikrobiomës së lëkurës, pra grupin e mikroorganizmave që popullojnë lëkurën, të lidhur me shëndetin e saj dhe si rrjedhim i hap rrugën kremrave të së ardhmes. “Studimet e mëparshme kanë treguar se llojet e mikrobeve në lëkurën tonë ndryshojnë me moshën. Lëkura gjithashtu ndryshon fiziologjikisht me moshën: për shembull, formohen rrudhat dhe lëkura bëhet më e thatë. Por këto ndryshime nuk ndodhin në të njëjtën mënyrë për të gjithë: disa tregojnë lëkurë më të vjetër ose më të re se njerëzit e tjerë të së njëjtës moshë”, shpjegon Se Jin Song nga Universiteti i Kalifornisë, i cili koordinoi studimin. “Ky studim shënon një hap të rëndësishëm përpara drejt zhvillimit të teknologjive për lëkurë më të shëndetshme dhe me pamje më të re”, theksoi Qian Zheng, kreu i kërkimit.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments

Michaelnaime on Siguro dhe mbro jetën
Michaelnaime on Bashkia CERRIK
Michaelnaime on Bashkia DELVINE
Michaelnaime on Qarku DIBER
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E premte 11 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Parku Kombëtar Bredhi i Hotovës-Dangëlli
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV Moti – E hënë, 21 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Siguro dhe mbro jetën
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MeteoAlb VETEM ne 1 Jave
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia BERAT
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Shqipëria: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Hapësira ajrore
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia DELVINE
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV: moti – e mërkurë 16 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia FINIQ