Saturday, November 23, 2024
HomeSOCIALENDERKOMBETAREZbulimi i inteligjencës amerikane

Zbulimi i inteligjencës amerikane

Teksa lufta në Ukrainë vijon prej 6 muajsh, Rusia po kërkon të blejë raketa dhe predha artilerie nga Koreja e Veriut. Sipas zyrtarëve të inteligjencës amerikane, fakti që Rusia po i drejtohej Koresë së Veriut demonstron se “ushtria ruse vazhdon të vuajë nga mungesa të rënda të furnizimit në Ukrainë, pjesërisht për shkak të kontrolleve të eksportit dhe sanksioneve”. Sipas The Guardian, zyrtarët e inteligjencës amerikane besojnë se rusët mund të kërkojnë të blejnë pajisje shtesë ushtarake të Koresë së Veriut në të ardhmen. Zbulimi vjen pasi administrata Biden konfirmoi kohët e fundit se ushtria ruse në gusht mori dronë të prodhuar nga Irani për t’u përdorur në fushën e betejës në Ukrainë. Shtëpia e Bardhë tha javën e kaluar se Rusia është përballur me probleme teknike me dronët e serisë Mohajer-6 dhe Shahed, të blerë si pjesë e asaj që administrata Biden thotë se ka të ngjarë të jetë pjesë e një plani rus për të blerë qindra mjete ajrore iraniane pa pilot (UAV). Koreja e Veriut ka kërkuar të forcojë marrëdhëniet me Rusinë pasi pjesa më e madhe e Evropës dhe perëndimi janë tërhequr. Regjimi ka fajësuar SHBA-në për krizën në Ukrainë dhe pretendon se “politika hegjemoniste” e perëndimit justifikon veprimin ushtarak të Rusisë në Ukrainë për të mbrojtur veten.https://lajme.rtsh.al/artikull/zbulimi-i-inteligjences-amerikane-rusia-po-kerkon-te-bleje-raketa-dhe-predha-artilerie-nga-koreja-e-veriut

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments