Tuesday, November 26, 2024
HomeSHKENCA DHE JETAZbulimet e reja në Linin mijëravjeçar

Zbulimet e reja në Linin mijëravjeçar

Ministrja e Kulturës, Elva Margariti ndau të tjera detaje mbi zbulimin e fundit të arkeologëve, në Lin të Pogradecit. Stafi shqiptaro-zviceran, drejtuar nga arkeologët Adrian Anastasi dhe Albert Hafner po zhvillojnë një ekspeditë kërkimore arkeologjike. Kjo ekspeditë ka nisur prej vitit 2021 dhe po zhvillohet në tre shtete: Shqipëri, Maqedoni e Veriut dhe Greqi, por tanimë fokusi është përqendruar në sitin e Linit, nga vijnë edhe rezultatet e para, të cilat do të plotësohen me përmbylljen e gërmimeve të këtij viti. Sipas specialistëve, mbështetur mbi dijet e deritanishme, vendbanimet palafite bregliqenore në Lin janë më të vjetrat në Europë dhe ky burim informacioni konsiderohet si një ndër më të rëndësishmit në llojin e vet në rang botëror. Sipas raportit të hartuar nga Anastasi e Hafner, materialet organike drusore të zbuluara në sitet nënujore ose të mbuluara me sediment në Liqenin e Ohrit apo në bregun e liqenit, dëshmojnë për një vendbanim të hershëm fermerësh, që daton rreth 5900 – 5800 para Krishtit. Analizat me metodën e radiokarbonit po kryhen në Laboratorin C14 në Universitetin e Bernës, që është një nga partnerët në këto kërkime, së bashku me Institutin e Arkeologjisë, financuar nga Bashkimi Europian. atsh

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments