Sunday, November 24, 2024
HomeSOCIALEZanati tradicional në përdorim edhe sot

Zanati tradicional në përdorim edhe sot

Pjekja në furrë me dru është një zanat tradicional i hershëm, i cili vazhdon të përdoret në qytetin e Korçës për pjekjen e bukës, mishit, peshkut, dhe ëmbëlsirave të ndryshme. Drejtoria rajonale e trashëgimisë kulturore Korçë solli detaje nga ky zanat që edhe pse në dukje i thjeshtë, ka mjeshtërinë e vet. Pjekja e bukës është një proces i rregullt për shkak të konsumit të përditshëm të këtij prodhimi. Ndërsa pjekja e gatimeve të tjera është më e rrallë dhe shpesh ndodh në raste të veçanta festive. Në mëngjes piqen gatimet, të cilat kërkojnë temperaturë më të lartë, ndërsa më vonë, piqen gatime të cilat kërkojnë temperaturë më të ulët, siç janë ëmbëlsirat e ndryshme, bakllava, mafishe, etj. Bukët dhe meshët vendosen në tasat e aluminit, të cilët kanë forma dhe madhësi të ndryshme, kurse tavat e gatimeve vendosen direkt siç sillen nga vetë banorët, të përgatitura në tavat e tyre prej alumini, inoksi ose qeramike.

Procesi fillon me ndezjen e zjarrit rreth dy orë para se të vendosen gatimet për të ngrohur muret e furrës. Për djegie përdoren materiale të ndryshme, duke përfshirë dru të vjetër ose tallash. Furrtari, i cili ka përvojë, kontrollon temperaturën dhe përdor sasinë e duhur të drurit për të siguruar një pjekje të përshtatshme. Gatimet vendosen në furrë duke përdorur lopata të mëdha metalike për shkak të madhësisë së furrës. Temperatura kontrollohet me hapjen ose mbylljen e kapakëve të fishekëve qendrorë në dyshemenë e furrës. Për të kontrolluar procesin e pjekjes, furrëpjekësi përdor një llampë elektrike të pozicionuar në hapjen e furrës. Pas kohës së nevojshme për pjekje, gatimet vendosen për të ftohur dhe pastaj ruhen në raftet e drurit. Pas përfundimit të procesit të pjekjes, furra pastrohet për të larguar rezidencën me një shkop shtupë, i njohur si pepellashkë. Kjo e bën furrrën të gatshme për përdorim të ardhshëm. Kjo teknikë tradicionale e pjekjes si pjesë e trashëgimisë kulturore jomateriale është e rëndësishme për kulturën dhe gastronominë e shumë komuniteteve dhe vazhdon të praktikohet në shumë vende edhe sot.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments