Friday, April 18, 2025
HomeSOCIALEZambaku më i rrallë në botë

Zambaku më i rrallë në botë

Në malin e Ivanit në Parku Kombëtar “Prespa”, me lartësi 1768 metra mbi nivelin e detit, rritet një nga zambakët më të bukur e të rrallë të vendit tonë. Ambientalisti Abdulla Diku ka publikuar në rrjete sociale foto nga ky zambak i veçantë, që quhet zambaku i Kalkedonit (Lilium chalcedonicum L.) Sipas tij, është lloj i rrallë që gjendet vetëm në Shqipërinë e Jugut, Greqi dhe në zonën e Toskanës (Itali). Diku thekson se ky është ndër zambakët e pakët që kemi në vendin tonë dhe ngjyra e kuqe e tij e bën atë ndër të rrallët në botë. Ai sqaron se ndonjëherë bima shkon deri 150 cm lartësi, por normalisht ajo luhatet nga 80-120 cm. Gjithashtu, ambientalisti Diku thekson se ky zambak lulëzon në vende pak të lagështa, pjesërisht të hijezuara, në pyje me çeltira, shkurre dhe livadhe në toka shkëmbore gëlqerore, nga 600 deri 1700 metra mbi nivelin e detit. “Për shkak të hijeshisë së tij, është kultivuar shumë herët. Duke qenë se është lloj i rrallë, këtë zambak shumë simpatik, Unioni Ndërkombëtar për Ruajtjen e Natyrës dhe Burimeve Natyrore (IUCN), e ka bërë pjesë të listës së llojeve të rrezikuara”, deklaron eksperti i mjedisit Abdulla Diku, duke sqaruar se fotot janë bërë në malin e Ivanit, Parku Kombëtar “Prespa”, në lartësinë 1450 metra mbi nivelin e detit.

https://ata.gov.al/2022/07/11/zambaku-me-i-rralle-ne-bote-qe-rritet-ne-malin-ivan-te-prespes/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments

WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E premte 11 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Parku Kombëtar Bredhi i Hotovës-Dangëlli
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV Moti – E hënë, 21 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Siguro dhe mbro jetën
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MeteoAlb VETEM ne 1 Jave
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia BERAT
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Shqipëria: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Hapësira ajrore
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia DELVINE
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV: moti – e mërkurë 16 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia FINIQ