Sunday, November 24, 2024
HomeSPORT-KULTURE-ARTSPORTZabaletA: Shqipëria, eksperiencë e shkëlqyer

ZabaletA: Shqipëria, eksperiencë e shkëlqyer

Pablo Zabaleta është padyshim një nga futbollistët më të famshëm argjentinas e që ka luajtur për vite me radhë në nivele të larta të futbollit evropian. Ish-mbrojtësi i famshëm iu bashkua ftesë së Silvinjos për t’u bërë pjesë e stafit teknik të Kombëtares shqiptare në muajin janar dhe nisin një rrugëtim të ri me ngjyrat kuqezi në rolin e ndihmës-trajnerit. Teksa rrëfen eksperiencën e tij të re, Zabaleta shprehet i impresionuar me gjithçka ka gjetur në Shqipëri dhe shpreson që të vazhdojë sa më gjatë këtu, ndërkohë që tregon për punën e madhe që stafi teknik ka bërë në këto muaj të parë “Më duhet të them se rrugëtimi ka qenë i pabesueshëm, ne erdhëm me Silvinjon për herë të parë këtu në janar. Ka qenë një eksperiencë e bukur të them të drejtën, në çdo drejtim. Kompleksi i ri stërvitor, zyrat, qyteti i Tiranës, sepse ne kalojmë shumë kohë këtu në Shqipëri. Moti, ushqimi i mirë, njerëzit na kanë dhuruar një kohë të shkëlqyer në Shqipëri. Shpresojmë të vazhdojmë ta shijojmë këtë eksperiencë dhe kemi disa ndeshje para nesh, por eksperienca e kaluar këtu deri më tani ka qenë shumë e mirë. Kalojmë orë të tëra duke punuar në zyrë, duke parë videot e lojtarëve, sepse duam t’i njohim edhe më mirë lojtarët shqiptarë. Para se të vinim njihnim disa prej tyre, por duhet të përgatisnim një listë të madhe me emrat 40 apo 50 lojtarëve, jo vetëm me ato që luajnë jashtë, por edhe të kampionatit shqiptar. Kështu që në fund duhet të kesh një listë finale me 23 ose 26 lojtarë, por ne mbajmë në vëzhgim një listë me rreth 50 lojtarë”, – thotë ndihmës trajneri i Kombëtares në një intervistë të dhënë për Fshf.org. Më tej, argjentinasi ndalet te debutimi me Poloninë dhe impakti që ka pasur me lojtarët shqiptarë, duke vlerësuar përkushtimin dhe punën e bërë nga grupi kuqezi. Për Zabaletën është shumë e rëndësishme që të shfrytëzohet ajo që u ndërtua me punë e mund në sfidën e marsit për të vijuar përgatitjet me synimin për t’u përmirësuar për dy ndeshjet e qershorit, ndaj Moldavisë dhe Ishujve Faroe. ATSH

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments